Lajme

Pritet takim tjetër Zaev–Cipras për emrin

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 04 February 2018

Mediat greke nuk përjashtojnë mundësinë e një takimi të ri mes kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev dhe atij grek Aleksis Tsipras.

“Huffingtonpost” duke u thirrur në burime diplomatike, paralajmëron intensifikim të bisedimeve duke mos përjashtuar që deri ne mesin e muajit shkurt të përpilohet edhe draft marrëveshja ndërkombëtare rreth zgjidhjes së kontestit për emrin e Maqedonisë.

Sipas Huffingtonpost, fillimi i muajit mars mund të jetë vendimtar, kur edhe pritet të dihen rezultatet e negociatave për emrin. Duke u thirru në burime diplomatike, mediat greke raportojnë se Qeveria greke është për propozimin “Gorna Makedonija” ndërsa ajo maqedonase për “Nova Makedonia”.

-Advertisement-

Megjithatë, ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic ka hedhur poshtë zërat se palët janë përcaktuar për opsionet e mundshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera