Pritet stabilizimi i çmimeve në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 27 February 2023
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka kërkon nga qeveria një mekanizëm të centralizuar për dialogim publiko-privat përmes të cilit odat ekonomike do të mund të adresonin shqetësimet e ndërmarrjeve të sektorit privat, pasi që sipas tij, qeveritë nuk janë duke i kushtuar rendësi kësaj çështje.
Drejtori Zeka thekson se misionet diplomatike të Kosovës, kudo që ekzistojnë duhet të avancohen në promovimin e potencialeve për investime dhe eksporte të Kosovës.
Zeka ndër të tjera flet edhe për rritjen e çmimeve, për çka thotë se deri në tremujorin e fundit të këtij viti do të ketë stabilizim të çmimeve.
“Sa i përket inflacionit dhe kostos së jetesës në përgjithësi duket se nuk ka pasur ende një përmirësim përgjatë këtij viti. Ndryshim të vetëm ka pasur tek çmimi i karburanteve, si çmimi i produkteve të energjisë në përgjithësi. Ajo që presim është se deri nga pjesa e tremujorit të fundit të këtij viti të fillojë të ketë një stabilizim të çmimeve të produkteve anë e mbanë botës. Ky është edhe një parashikim i institucioneve financiare ndërkombëtare që deri në fillim të vitit 2024 do të kemi stabilizim të inflacionit ose ulje të inflacionit, i cili ka shënuar rritje të jashtëzakonshme në këto tre vite, nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, por edhe nisjes së luftës në Ukrainë”, thekson Zeka për KP.
Zeka thotë se qeveria duhet t’i jap rëndësi më të madhe dialogut publiko-privat.
“Uroj po ashtu që gjatë këtij vit, qeveria t’i kushtojë rendësi më të madhe dialogut publiko-privat, kjo nuk është që është parë si shembull i mirë përgjatë dy viteve të fundit dhe ka nevojë që të shohim një përmirësim shumë më të madh në aspektin e dialogimit me të gjithë hisedarët e rëndësishëm. Natyrisht që qeveria e ka përgjegjësinë më të madhe për drejtimin e vendit, por në demokraci të avancuara roli i hisedarëve jo politik, odave ekonomike, sindikatave e të gjithë të tjerëve është po aq i rëndësishëm, ashtu siç është edhe i profesorëve universitar ose i akademisë në përgjithësi”, thotë Zeka.
Ai shprehet se qeveria dhe palët tjera duhet të bëjnë më shumë punë në promovimin e mundësive për investime në vend.
“Përtej kësaj besoj se duhet të gjithë t’i bashkojmë forcat, natyrisht qeveria, duke i prirë këtij procesi, por edhe palët e tjera në promovimin e mundësive për investimin në vend, oferta e vendit për investitorët e huaj nuk është se është promovuar në mënyrën më të mirë të mundshme, as në këto dy vite të kësaj qeverisje por as në të kaluarën. Besoj se këtu duhet të kemi një ndryshim radikal dhe promovim më të madh edhe të mundësive për tërheqjen e investimeve por edhe të promovimit të eksporteve, dhe këtu e shohim një rol më të fuqishëm të diplomacisë ekonomike të vendit. Misionet diplomatike të Kosovës, kudo që ekzistojnë duhet të avancohen për promovim të interesave komerciale të vendit dhe promovim të eksporteve të mundshme por edhe lidhje ose vendosje të kontakteve ndërmjet bizneseve të vendeve ku ata shërbejnë me bizneset kosovare”, thotë mes tjerash Zeka.
Pavarësisht se ka një lëvizje të reformës ligjore, Zeka thekson se Kuvendi duhet ta shqyrtojë më shpejtë dhe t’i jep dritën e gjelbër këtij projektligji, i cili siç thotë ai, do të ishte i rëndësishëm për nxitjen dhe lehtësimin edhe të investimeve të jashtme, por edhe të investimeve të brendshme.
“Presim që qeveria të fokusohet në avancimin e mëtejmë të reformës ligjore që do të ndikonte në përmirësimin e mëtejmë të mjedisit e të bërit biznes e që do ta bënte Kosovën më atraktive edhe për investitorët e jashtëm që është synim i yni i kamotshëm, por natyrisht edhe për nxitjen e investimeve të brendshme. Duket se këtu ka një lëvizje, qeveria tashmë ka miratuar projektligjin për investimet e qëndrueshme që do të zëvendësojë tërë kornizën ekzistuese ligjore, edhe për investimet e huaja por edhe për investimet strategjike, duket se është një ligj shumë më i avancuar. Uroj që Kuvendi i Republikës së Kosovës ta shqyrtojë në periudhë më të shpejtë dhe t’i jep dritën e gjelbër këtij projektligji i cili do të ishte i rëndësishëm për nxitjen dhe lehtësimin edhe të investimeve të jashtme, por edhe të investimeve të brendshme”, shton Zeka.
Të tjera
-
Lajçak shkruan për takimin me Vuçiqin: Diskutuam për zbatimin e aneksit të Ohrit
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Edhe presidentja Osmani vazhdon takimet me homologët gjatë qëndrimit në SHBA
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vazhduar takimet me homologët e saj gja...
-
Edhe Bashkëshortja e Kurtit në Nju Jork, kalon kohë me dy shqiptare të njohura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Nju Jork, ku po i zhvillon pu...
-
Putini paralajmëron Perëndimin se Rusia mund t’i përdorë armët bërthamore
Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi Perëndimin të mërkurën se Rusia mund t...
-
Zeka: Kosova aktualisht ka normën e rritjes ekonomike që e ka pasur në vitin 2019
Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arianit Zeka, tha se Kosova nu...
-
Kryegjyshi i bektashive emëron ambasadorin e parë për “shtetin e ri” në Shqipëri
Ndërkohë që diskutimet për shtetin e ri bektashinj janë kthyer në temë dite, ...
-
Kurti po pret mysafirë në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork – jep detaje për ditën e parë
Në ditën e parë në Nju Jork, ku Kryeministri Kurti ka udhëtuar për takime me ...
-
Pamje të tmerrshme të aksidentit zingjiror në Fushë Kosovë, ku mbetën tre persona të lënduar
Një aksident i rënëdë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Kosovë, e ku si pa...
-
Kica-Xhelili: Ca marioneta të VV-së qenkan djegur keq !
Deputetja Hykmete Bajrami sot i ka kërkuar publikisht përballje kokë me kokë ...
-
“Albini i ka thanë Dardan Molliqajt që Shpendi është spiun i Amerikës”, detaje se çka u fol para se VV të ndahet
Ish-pjesëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka kritikuar kryeminist...
-
Tre persona të lënduar si pasojë e aksidentit zingjiror në Fushë Kosovë
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror që ka ndodhur so...
-
Aksident i rëndë zinxhiror në Fushë Kosovë, përfshihen disa vetura
Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë në Fushë Kosovë, raporton S...