Lajme

Pritet rritje e numrit të testimeve , MSh-së i dhurohen edhe 100 mijë teste PCR

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 14 October 2020

Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS)  i ka dhuruar Ministrisë së Shëndetësisë 100 mijë teste PCR për COVID-19.

Përveç testeve Msh-së i janë dhuruar edhe pajisje të tjera, shkruan Gazeta inFokus.

E këtë donacion e ka mirëpritur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i cili tha tha se me këtë donacion që ka vlerë 1.5 milion dollarësh rritet fuqia e testeve.

-Advertisement-

Zemaj po ashtu tha se situata pandemike është e qetë kujdesi nuk duhet të mungojë.

Kurse, drejtori ekzekutiv i KFOS, Luan Shllaku tha se këtë vit është shtuar në agjendën e tyre ndihma për institucionet e Kosovës.

Ai tha se ky grant është realizua për një periudhë të shkurt kohore./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera