Lajme

Pritet rritje e numrit të të infektuarve me Covid-19, në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 09 July 2020

Gjilani është në pritje të rezultateve për 100 mostra për koronavirus.

Këtë e bëri të ditur, kryetari Lutfi Haziri ku thotë se pritjet e tyre janë për një rritje, sepse kanë njohuri për burimet dhe kontaktet e tyre, shkruan Indeksonline.

Tutje ai shton se Spitali i Gjilanit po i trajon 12 pacientë, ndërsa në Klinikën Infektive në Prishtinë, janë 2 pacientë më Covid-19.

-Advertisement-

Në fund, Haziri apelon për kujdes e distancë sociale.

Postimi i plotë:

#Dita119. Gjilani është në pritje të rezultatet e 100 mostrave për COVID19. Më 7 korrik janë marrë 33 mostra, më 8 korrik – 49 mostra, ndërkaq më 9 korrik – 18 mostra. Pritjet tona janë për një rritje sepse kemi njohuri për burimet dhe kontaktet e tyre.

Spitali i Gjilanit po i trajton 12 pacientë, ndërsa në Klinikën Infektive në Prishtinë, i keemi 2 qytetarë që po luftojnë COVID19.

Apeloj për kujdes e distancë sociale. Bashkë e fitojmë këtë lufte më të panjohurën. Kujdesu pak për veten dhe familjen!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera