Lajme

Pritet raporti i OBSH-së për origjinën e COVID 19, përjashtohet teoria e krijimit në laborator

Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 30 March 2021

Covid-19 ka vrarë në shumë se 2.8 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej gati 15 muajsh të gjithë jemi prekur nga pandemia që kur ajo nisi në qytetin kinez Wuhan.E prej asaj kohë zbulimi i origjinës së virusit është një mision i kryesuar nga OBSH.Por, raporti i saj ka shkaktuar shumë pakënaqësi.

Gjetjet në një raportin prej 124 faqesh që do të dalë zyrtarisht sot kanë bërë që OBSH dhe Kina të supozojnë së bashku se Covid-19 ndoshta u ka kaluar njerëzve nga një lakuriq nate përmes edhe të tjera kafshëve.Ekspertët kanë përfshirë gjallesa të tilla si, pangolina, lepuj dhe badger apo vjedull, por asgjë nuk është e sigurt.Hetuesit kanë përjashtuar të gjitha opsionet se virusi është krijuar në laborator.

Kontrollet, të cilat nisën një vit pasi u shfaqën rastet e para janë karakterizuar nga vonesat dhe përplasjet diplomatike.Teoria e Pekinit se virusi nuk ka origjinën fare në Kinë por është importuar në ushqim të ngrirë është cilësuar “e mundur” por shumë e pamundur të ndodhë.Zyrtarët e OBSH-së ende nuk janë bindur për gjetjet.“Ne do të lexojmë raportin dhe do të diskutojmë, do të përpunojmë përmbajtjen e tij dhe hapat e ardhshëm me vendet anëtare. Por siç kam thënë, të gjitha hipotezat janë në tryezë dhe garantojnë studime të plota dhe të mëtejshme nga ato që kam parë deri më tani”, u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së.Raporti po vëzhgohet nga afër, pasi zbulimi i origjinës së virusit mund të ndihmojë shkencëtarët të parandalojnë pandemitë në të ardhmen, por është gjithashtu jashtëzakonisht i ndjeshëm pasi Kina hedh poshtë çdo sugjerim se është fajtore.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera