Lajme

Pritet ndryshohet çmimi për regjistrimin e veturave

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 24 September 2020

Nga viti i ardhshme, çmimi për regjistrimin e veturave pritet të ndryshohet.
Kështu ka bërë të ditur Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli, në një konferencë për medie që ka mbajtur Havolli me kryetari e Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi, shkruan Gazeta Infokus.
Ai ka paralajmëruar se nga viti i ardhëm çmimi i polisave të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve (TPL), do të ulet si dhe po ashtu do të bëhet liberalizimi i tregut në këtë industri.

“BQK gjatë vitit të kaluar ka ndërmarrë vendimet e nevojshme që të sigurohet kompensimi i plotë i dëmeve të palëve. Kjo ka përfshirë Edhe në rritjen e tarifave dhe në rritje të shpenzimeve te kompanive nëpërmjet rregulloreve të BQK”. “Çmimet duhet të jenë të përcaktuara nga tregu. Modeli i polisave duhet të jetë i bazuar në riskun e gjithsecilit, lëvizje drejtë liberalizimit. Në fillim të vitit të ardhshëm duhet të kemi modelin e ri të çmimeve për TPL”, ka thënë Havolli.

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, tha se kjo i hap rrugë presionit konkurrues ndërmjet kompanive që operojnë në Kosovë.

-Advertisement-

“Diskutuam për çështje që po e preokupojnë qytetarin e Kosovës që ka të bëjë me sigurimin e detyrueshëm të veturave. Ne si AKK ofruam zgjidhje në këtë drejtim në të cilën bazohen në parimet e ekonomisë së tregut me konkurrencë të lirë gjë që është fazë në rregullimin e sistemit Kushtetues të Kosovës”, tha ai raporton EO.

Prestreshi ka treguar se kjo po bëhet për të hapur tregun konkurruese në Kosovë.

“Siç jeni të i formuar ne si AKK dhe BQK janë duke trajtuar këtë rast që nga viti i kaluar dhe kemi ofruar një rekomandime profesional lidhur më këtë çështje vitin e kaluar, ku kemi theksuar nevojën e liberalizimin e këtij tregu si dhe çmime të unifikuara të TPL si dhe t’i hapet rrugë presionit konkurrues ndërmjet kompanive që operojnë në Kosovë”, tha Pestreshi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera