Lajme

Pritet arrestimi i avokatit kosovar/FOTO

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 18 May 2017

Avokati Nasuf Hasani, pritet të arrestohet nga Policia e Kosovës me urdhër të prokuorit Ali Hajdini.

Ndaj Hasanit janë ngritur dyshimet se ka kërcënuar një dëshmitar në një seancë, shkruan Indeksonline.

Indeksonline ka kontaktuar me Hasanin për të pyetur se pse është lëshuar një urdhër i tillë ndaj tij, ndërsa ai është përgjigjur me arsyetimin, se as vet nuk është në dijeni për se akuzat po i rëndohen.

-Advertisement-

“Prokurori, Ali Hajdini ka urdhëru me më ndalu në sallën e gjykatës.  Përshkak se gjoja unë e kam kërcënu dikën që as vet spo e di kënd e kam kërcënu. E tash jam tu shku në stacion të Policisë. As unë spo e di më intereson edhe mu kënd e kam kanos. Sinqerisht po thom”, ka treguar avokati Hasani.

Hasani ka bërë të ditur se ka parashtruar  një ankesë ndaj prokurorit. /Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera