Sport

Prishtinës i rikthehet ylli i skuadrës për ndeshjen ndaj Dritës

Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 23 February 2021

Prishtina dhe Drita takohen nesër, në kuadër të xhiros së 21-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Dueli zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet, me fillim nga ora 13:00.

‘Bardhekaltërit’ me anë të një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në facebook, ka bërë të ditur se mesfushori, Sabien Lilaj, pritet të jetë gati për këtë ballafaqim.

-Advertisement-

“Skuadra nuk ka probleme në përbërje, pritet edhe rikthimi i Lilajt dhe duke e parë se si skuadra po gëzon formë maksimale, atëherë nesër mund të presim angazhim maksimal dhe që skuadra të dëshmoj se dy fitoret për Kupë dhe Superkupë ndaj Dritës nuk kanë qenë të rastësishme”, thuhej ndër të tjera në postimin e Prishtinës, të cilin e gjeni me poshtë.

Prishtina aktualisht gjendet në vendin e tretë me 38 pikë, kurse Drita renditet e dyta me 44 sosh, aq sa ka edhe Ballkani në pozitën e parë./Gazeta inFokus/

Java XXI: Prishtina – Drita

Fitorja Prishtinën e inkuadron fuqishëm për titull

Prishtinë, 23 shkurt 2021 – Nesër…

Posted by FC Prishtina on Tuesday, February 23, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera