Fokus

“Prishtinës” i infektohen 7 lojtarë, pasi i vizitoi Avdullah Hoti e që nuk u respektuan masat

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 07 August 2020

Më 29 korrik, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, vizitoi e festoi bashkë me lojtarët e Prishtinës, fitoren në finale ndaj ekipit të Ballkanit të Suharekës.

Madje kjo gjë u kritikua me të madhe, pasi veçse janë të ndaluara tubimet, Hoti ishte në mesin e lojtarëve ku nuk respektohej as distanca e as nuk kishin masa mbrojtëse, shkruan gazeta Infokus.

Ndërsa, pas katër ditëve që Hoti doli në fotografi me këta lojëtarë ku nuk respektohej asnjë masë, njoftoi që ai ka dalë pozitiv me COVID-19.

-Advertisement-

E tash kur klubi i Prishtinës po bëhej gati të shkonte në garat evropiane të futbollit e bëri testin për COVID-19, 7 lojtarë i dolën pozitivë, shkruan gazeta Infokus.

Kjo është bërë e ditur edhe nëpërmjet një njoftimi të klubit nga kryeqyteti.

““FC Prishtina mbrëmë ka pranuar rezultatin e testeve nga IKSHPK dhe nga 34 të testuar, pozitiv kanë dalë shtatë sosh, tre futbollistë, njëri prej tyre 17 vjeç dhe katër anëtarë të stafit të ekipit. FC Prishtina e priste një rezultat të tillë dhe ky testim i duhej që skuadra të ishte sa më e sigurt para ndeshjeve të Evropës. Të gjithë të infektuarit nuk kanë simptome të theksuara dhe nuk kanë udhëtuar me skuadrën në Istog ku sot në mëngjes mbajti seancën e parë stërvitore. Të infektuarit pritet të ritestohen sërish pas pak ditësh, sepse konsiderohet që të gjithë janë në fund të procesit të infektimit dhe afër shërimit të plotë”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera