Lajme

Prishtinë| Vidhen para, stoli ari e argjendi

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 16 January 2020

Stoli ari, argjendi si dhe 100 euro para të gatshme i janë vjedhur një familje në Qagllavicë të Prishtinës.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Prishtinës përmes raporti 24-orësh, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas PK ngjarja ka ndodhur të mërkurën afro orës 18:00.

-Advertisement-

“Ankuesi mashkull, K-shqiptar, ka raportuar për një rast vjedhje. Vjedhja është kryer në një shtëpi nga persona të dyshuar të cilët në dhomën e fjetjes kishin vjedhur disa stoli ari dhe argjendi si dhe 100 € para të gatshme. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe do ta trajtojnë rastin”, thuhet në raport./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera