Lajme

Prishtinë/ Vdes një person, rrëzohet për toke në market

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 19 May 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën një person në Prishtinë derisa ishte duke blerë gjësende në market, është alivanosur për toke pa shenja jete, shkruan gazeta inFokus.

Pas ardhjes së ambulancës në market, është konfirmuar edhe vdekja e tij, dhe trupi me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion.

“Prishtinë 18.05.2020 – 10:50. Një mashkull derisa ka qenë duke blerë gjësende në një market është alivanosur dhe është rrëzuar në tokë. Është njoftuar ambulanca dhe posa kanë arritur në vendngjarje kanë konstatuar se viktima kishte vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera