Lajme

Prishtinë: Ujërat e zeza “kaplojnë” përroskën e Tokbahqes (Video)

Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 13 January 2020

Në përroskën e Tokbahqes në Prishtinë derdhen ujërat e zeza, duke shkaktuar kështu një kundërmim të tmerrshëm në këtë lagje.

Një video e publikuar në rrjetet sociale shihet mënyra se si këto ujëra të zeza derdhen në këtë përrockë, shkruan gazeta inFokus.

Faqja “Vrojtuesit e Lagjes” përveç kësaj video ka publikuar edhe fotografi në përshkrimin e të cilave thuhet se banorët janë ankuar për shkak të kundërmimit të këtij pusi.

-Advertisement-

“Ujera te zeza qe derdhen ne perrocken e Tokbahqes. Qytetaret ankohen per kundermim ne ate pjese”, thuhet në përshkrimin e fotografisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera