Lajme

Prishtinë/ U rrëmbye nga tre persona, ia kërkuan 8 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 17 July 2022

Një person u rrëmbye nga tre të tjerë nën kërcënimin e armës pasditen e së shtunës, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, të dyshuarit ia kishin kërkuar viktimës 8 mijë euro.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë është rrëmbyer nga tre persona të dyshuar, të cilët e kanë futur në veturë dhe nën kërcënimin e armës, duke e sulmuar fizikisht i kanë kërkuar një shumë parash prej 8000€ ndërsa i kanë grabitur 125€ të cilat i kishte me vete”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Viktima ka arritur të ik dhe të largohet, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera