Lajme

Prishtinë/ Policia në aksion, arreston 5 persona me 20 kg drogë

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 15 July 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 5 persona pasi të njëjtëve u është gjetur 20 kg substancë narkotike e llojit marihuanë.

Pesë personat dyshohen për ““Blerja , posedimi ,shitja ose shpërndarja e paautorizuar e substancave narkotike (Neni 267) dhe Mbajtja në pronësi apo kontroll e paautorizuar e armëve”.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë zjarri dhe 3 peshore elektronike.

-Advertisement-

“Me datë 14.07.2020 Policia e Kosovës ka bërë arrestimin e pesë personave të dyshuar, që ndërlidhen me rastin e veprave penale “Blerja , posedimi ,shitja ose shpërndarja e paautorizuar e substancave narkotike (Neni 267) dhe Mbajtja në pronësi apo kontroll e paautorizuar e armëve (Neni -366)”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta inFokus/

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës pas pranimit të informatave në lidhje me rastet e lartëcekura, ka zhvilluar një hetim intensiv dy mujor, me ç’rast me datë 14.07.2020 në Prishtinë ka realizuar një operacion policor gjatë të cilit njësia e Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit me Narkotik (DHTN) – Prishtinë, ka ndaluar tri vetura të dyshuara në të cilat janë hasur personat e dyshuar si në vijim:

  1. D. M/Kosovar
  2. D. M/Kosovar
  3. Sh. M/Kosovar
  4. B. M/Kosovar
  5. I. M/Kosovar

Gjatë realizimit të kontrollimit të personave dhe veturave të dyshuara, në një nga veturat e ndaluara është gjetur një sasi e narkotikëve të llojit “Marihuanë” me peshë të përgjithshme prej 13kg e 800gram, së bashku me mbështjellës.

Në lidhje me rastin, pas konsultimit me prokurorin kompetent, me urdhër të tij është realizuar edhe një kontroll i lokacioneve të cilat dyshohet se janë shfrytëzuar për fshehje të substancave narkotike. Gjatë realizimit të këtij kontrolli tek të dyshuarit janë gjetur:

 5 paketime me substancë narkotike të llojit Marihuanë me peshë të përgjithshme prej 6kg e

206gram.

 3 peshore elektronike

 Qese për paketim të substancës narkotike

 Folje alumini

 Një palë doreza

 Një armë zjarri

 Një karikator

 Tre fishekë

 11 paktime dhe një cigare të mbushura me substancë të llojit Marihuanë me peshë 25.1gram

 7540 (shtatëmijë e pesëqind e dyzet) euro.

Pesha e përgjithshme e sasisë së konfiskuar të substancës narkotike arrinë në 20kg e 31.1gram, ndërsa përveq gjësendeve të cekura më lartë, poashtu është bërë edhe konsifkimi i pesë telefonave celularë dhe tri veturave të përfshira në rast si prova materiale që ndërlidhen me rastin .

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të mbrojtësve të tyre dhe me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në qendër të mbajtjes.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera