Lajme

Prishtinë/ Policia arreston hajnin profesionist, 48 vjeçari kishte 18 çelësa e pajisje për modifikimin e tyre

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 07 January 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar Prishtinasin 48 vjeçar i cili po dyshohet për tentim vjedhje, dëmtim të pronës dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të policisë gjatë bastisjes atij iu gjetën 18 çelësa të modifikuar dhe pajisje për modifikimin e tyre. Po ashtu edhe një pistoletë me gaz, dy armë metali shkrepëse dhe dy thika.

“Arrestohet një person i dyshuar për veprat  dëmtim prone dhe vjedhje në tentativë Prishtinë, 07 janar 2022 – Njësitet policore të stacionit  jugu në Prishtinë, kanë arrestuar një  person të dyshuar për veprat Dëmtim prone, vjedhje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”, thuhet në  njoftimin e Policisë.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta Infokus.

Në koordinim me prokurorin e shtetit dhe Gjyqtarin e Procedurës paraprakre, nga hetuesit policor është kryer një kontrollë/ bastisje në shtëpinë e të dyshuarit  – M. C . mashkull, 48 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit  kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë:  -Pasije të ndryshme për modifikim/prodhim të çelësave,  -18 çelësa të modifikuar,paisje të ndryshme që dyshohet që janë përdorur për kryerjen e veprës  -një pistoletë me gaz “Ëalter”  -dy armë metali shkrepsë,

-dy thika për të cilat edhe është hapur rast si “Posedim I paautorizuar I armës” etj. Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale, para se rasti të procedohet më tej”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera