Lajme

Prishtinë: Policia arreston dy persona, iu gjeten 1.43 kg marihuanë e mbi 14 mijë euro cash

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 09 September 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për posedim të narkotikëve dhe të armës.

Sipas njoftimit, policia fillimisht ka pranuar informacione se dy persona me një veturë janë duke transportuar substanca narkotike në drejtimin Gjakovë – Prishtinë, e më pas kanë arritur ta ndalin veturën.

Gjatë kontrollit të veturës, sipas policisë, janë gjetur dhe janë konfiskuar vetura, dy qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit marihuanë me peshë 1.42 kilogramë.

-Advertisement-

“Pas konfirmimit të urdhrit verbal, njësia policore nga DHTN në asistencë nga NjRSh- Gjakovë ka zbatuar urdhër-kontrollin në pronën/shtëpinë dhe dyqanin e njërit nga të dyshuarit, ku gjatë kontrollit si provë materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar:

-para në vlerë prej 14075 euro (14 mijë e 75 euro),
-një (1) qese najloni e mbushur me substancë e dyshuar për narkotikë e llojit mariuhanë me peshë rreth 536 gramë,
-dy (2) telefona mobilë,
-një armë zjarri/revole, një (1) karikator dhe 12 fishekë të kal 9×19 mm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se me vendim e prokurorit, dy të dyshuarit janë ndalur në ndalim policor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera