Lajme

Prishtinë: Një 17 vjeçar theret me thikë

Autori: Gazeta inFokus 19:12 | 18 November 2020

Një person ka marrë plagë fizike si pasojë e therjes me thikë sonte në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në një autobus, rreth orës 17:00.

“Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi, një mashkull 17-vjeçar ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë – thikë. Ai është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë Ahmeti.

Të tjera