Lajme

Prishtinë: Nderohen kosovarët që u ndihmuan hebrenjve gjatë Holokaustit

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 23 August 2023

Janë nderuar qytetarët nga Kosova të cilët strehuan hebrenjtë gjatë holokaustit.

23 qytetarë, me emër e mbiemër, të cilët ndihmuan popujt hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore, do të përkujtohen përmes një “Muri të Nderit” i cili u vendos sot parkun e Kryeqytetit.

Diku rreth 500 hebrenj ndodheshin në Kosovë në fillim të luftës, mirëpo shumica prej tyre u arrestuan, u dëbuan nëpër burgje dhe kampe të nazistëve, e disa edhe u vranë.

-Advertisement-

Në mesin e të ftuarve, në ceremoninë e inagurimit të “Murit të Nderit” mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.

“Muri shërben si një kujtesë se mirësia e lindur e njerëzimit tejkalon mizoren”, theksoi Kurti.

Ambasadori Hovenier tha se ndjehet i nderuar të jetë pjesë e kësaj ngjarjeje në Prishtinë.

“Njerëzimi i tyre i guximshëm duhet të na frymëzojë për të ndihmuar të tjerët në nevojë dhe për të dyfishuar përpjekjet tona drejt një shoqërie të drejtë ku të gjithë jetojnë në dinjitet dhe paqe – një shoqëri ku çnjerëzimi i kaluar kujtohet dhe nuk lejohet të përsëritet kurrë”, deklaroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera