Lajme

Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 26 November 2024

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë për vepra penale që kanë të bëjnë me shprëndarjen, posedimin, blerjen dhe shitjen e substancave narkotike.

Të arrestuarit kanë qenë të dënuar njëri më 15 muaj burgim dhe dy të tjerët me 125 ditë e një vit burgim, shkruan Gazeta Infokus.

“Sot  nga njësite të stacionit policor Veriu, në tri lokacione të ndara, janë arrestuar tre persona të cilët kërkoheshin me urdhëresa të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Personat dyshuar: -I.K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me  burgim, (15 muaj) për   veprën Blerja posedimi , shperndarja dhe shitja e substancave narkotike. -B. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me  burgim, (125 ditë) për veprën posedim i paautorizuar i narkotikëve dhe – A.B,mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me  burgim 1 vit, për raste të rënda të vjedhjeve grabitqare, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera