Lajme

Prishtinë: Hajnat u hyjnë në banesë, gjuajnë me armë

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 02 May 2021

Një qytetar nga Prishtina ka njoftuar Policinë se dy persona të panjohur kanë hyrë me forcë në banesën e tij kur kanë tentuar të grabitin para, shkruan Gazeta Infokus.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se pasi që nuk kanë arrit, kanë shtënë me armë një herë lartë dhe janë larguar.

Nuk është raportuar për persona të lënduar.

-Advertisement-

“GRABITJE NË TENTATIVËPrishtinë  30.04.2021 – 23:10.Ankuesi mashkull shtetas i huaj, ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur, me forcë kanë hyrë në banesën e tij dhe kanë tentuar të grabitin para. Pasi që nuk kanë arrit, kanë shtënë me armë një herë lartë dhe janë larguar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Nuk raportohet për të lënduar”, njofton Policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera