Lajme

Prishtinë: Djali rrah nënën, e bën për spital

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 24 February 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njejti e ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull/K, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij të cilës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, shkruhet në njoftim të policisë./Gazeta inFokus/

 

-Advertisement-

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera