Lajme

Prishtinë: Arrestohet një 41-vjeçar, dyshohet se kreu disa vjedhje në markete

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 20 October 2022

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Ai dyshohet se ka kryer vjedhje në katër raste, kryesisht në markete.

Me vendim të prokurorit, S.O, është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Dje nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje.

Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore, kryesisht në markete.

Puna e hetuesve të stacionit policor qendra, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që të arrestojnë personin e dyshuar:

– S.0 . mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal për 4 raste të vjedhjeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera