Lajme

Prishtinasja gjen një burrë pa shenja jete

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 10 May 2023

Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici të martën se ka gjetur një burrë pa shenja jete.

Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes kanë konfirmuar vdekjen dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga prokuroria.

-Advertisement-

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se e ka vërejtur viktimën mashkull kosovar pa shenja jete, në vendngjarje kanë dalur ekipi i emergjencës me ç’rast mjeku kompetent e ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete, me urdhër të prokurorit të shtetit  trupi i pajetë është dërguar në IML  për obduksion.  Rasti mbetet te hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera