Lajme

Prishtinasi vetë plagoset me armë zjarri, arrestohet nga policia

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 26 March 2022

Një person dyshohet se është vetë plagosur me armë zjarri të enjten në rrugën “Holger Petersen”, në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Pas lëndimeve të marra ai ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Ndërkaq, pas tretmanin mjekësor, me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Po ashtu, policia ka njoftuar se pistoleta dhe 17 fishekë i janë konfiskuar.

“Pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa pistoleta me 17 fishekë është
konfiskuar”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera