Lajme

Prishtinasi rrah bashkëshorten e tij por lirohet nga policia

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 04 Nëntor 2021

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Prishtinë rreth orës 12:00 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas policisë, viktima është dërguar në strehimore mirëpo i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 03.11.2021 – 12:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare (bashkëshortes së tij). Viktima është dërguar në strehimore ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raporton 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy