Lajme

Prishtinasi plagos gruan, policia e liron

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 27 November 2018

Një grua është plagosur nga bashkëshorti i saj mesnatën e së dielës në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës i dyshuari kishte raportuar se aksidentalisht kishte shkrepur armën dhe kishte plagosur bashkëshorten, shkruan Gazeta inFokus.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që të njëjtit në banesën e tij aksidentalisht i kishte shkrepur arma dhe si pasojë ishte plagosur bashkëshortja e tij”, thuhet në raportin e Policisë.

-Advertisement-

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gërzhojë ndërsa tek i dyshuari kanë konfiskuar një pistoletë me dy fishekë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera