Lajme

Prishtinasi mashtron dy burra, ua merr gati 20 mijë euro për viza sllovene e grante

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 12 May 2022

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, meqenëse dyshohet se para dy vitesh ka mashtruar dy persona, duke ua marrë 19 mijë e 500 euro
Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari ua kishte marrë këto para viktimave duke u thënë se do t’u sigurojë viza sllovene dhe për të fituar grante në Ministrinë e Bujqësisë.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka mashtruar dy viktimat meshkuj kosovarë duke u marrë para në këmbim të vizave sllovene dhe për të fituar grande në Ministrinë e Bujqësisë. Për këto marrëveshje viktimat kanë paguar para në vlerë 19.500 euro dhe material ndërtimor. Me vendim të prokurorit i dyshuarit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera