Lajme

Prishtinasi fsheh armën në kontejner pasi gjuajti në ahengun familjar

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 29 November 2021

Një person në Prishtinë ka pranuar se ka shtënë me armë me gaz pasi kishin një aheng familjar, shkruan Gazeta Infokus.

Policia e Kosovës njofton se arma e cila është përdorur në rast, është gjetur në një kontejner se bashku me një gëzhojë.

“Njësitë policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë takuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili ka pranuar se ka shtënë me armë me gas pasi kishin një aheng familjar. Arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, është gjetur në një kontejner se bashku me një gëzhojë”, njofton Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera