Lajme

Prishtinasen e bëjnë për spital burri dhe vëllezërit e tij

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 05 January 2022

Tre persona janë arrestuar gjatë së martës në Prishtinë, pasi kishin sulmuar fizikisht një grua, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka bërë të ditur se viktima është sulmuar nga bashkëshorti i saj dhe sy vëllezërit e tij.

Gjithashtu, është njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

-Advertisement-

“Me vendim të prokurorit, bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera