Lajme

Prishtina zbukurohet me dritat shumëngjyrëshe

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 17 December 2022

Sheshet e kryeqytetit të Kosovës janë dekoruar me dritat shumëngjyrëshe në prag të festave të Fundvitit, duke tërhequr vëmendjen e mijëra vizitorëve.

Lojëra, argëtim, muzikë, e drita dekorative janë vendosur nga sheshi “George Bush” deri tek sheshi “Skënderbeu”. E aty është vendosur edhe tregu i fundvitit, i cili po tërheq të rinjtë.

Ndërsa, dritat dekorative por edhe pema e Vitit të Ri po mblidh me qindra fëmijë të shoqëruar me prindër, për të bërë fotot të cilat i ruajnë si kujtim në albumet e tyre.

-Advertisement-

Ambientet e dekoruara të ftojnë të qëndrosh dhe të shijosh këtë bukuri që ndodh vetëm për festat e Fundvitit.

Ndërkohë, më 25 dhjetor, duke filluar nga 12:00, organizohet vrapimi me kostume të babadimrit nga sheshi “George Bush” deri tek sheshi “Skënderbeu”, për t’u kthyer më pas në pikën e nisjes.

“Jepi buzëqeshje familjeve në nevojë, bëhu Babadimër. Kostumet dhe numrin pjesëmarrës mund t’i bleni çdo ditë tek sheshi “Zahir Pajaziti” në shtëpizën e “Vrapo Babadimër”. Të gjitha mjetet e grumbulluara do të dhurohen për familjet në nevojë dhe fëmijët në repartin e hemato-onkologjisë.”, ka shkruar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera