Sport

Prishtina vjen me dy super transferime

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 31 May 2018

Dy mbrojtësit vijnë nga Gjilani dhe kanë nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin nga kryeqyteti, shkruan infokusi.

Prishtina ka përfunduar marrëveshjen dhe ka nënshkruar me katër futbollistë të vlerësuar lartë në Superligën tonë. Këto nuk janë përforcimet e fundit dhe të tjera priten në vazhdim.

Skuadra ka rikthyer nga Gjilani pas dy viteve mbrojtësin e djathtë, Armend Thaqi dhe mbrojtësin e qendrës, Leutrim Bekteshi.

-Advertisement-

LEXO EDHE: 10 ndeshje që përcaktuan karrierën e jashtëzakonshme të Zidane si trajner i Real Madrid

Armend Thaqi, 25 vjeç i lindur më 10.101992 në Komunë të Obiliqit, në dy vitet e fundit ka qenë mbrojtësi i djathtë më i mirë Superligë me skuadrën e Gjilanit. Në edicionin e sapo përfunduar ka regjistruar 32 paraqitje duke shënuar 5 gola dhe një mori asistimesh. Ish futbollisti i KEK-ut dhe Hajvalisë, me Prishtinën ka qenë edhe më parë në dy edicione e gjysmë, nga janari i vitit 2014 deri në verë të vitit 2016 duke regjistruar me Prishtinën 74 ndeshje, 4 gola dhe 1 asistim.

“Vendosa të rikthehem për shkak kushteve të ofruara dhe normalisht pjesëmarrja në Kupat e Evropës. Prishtina ka qenë, por sidomos tash, do të jetë ekip jashtëzakonisht i mirë. Pres të vazhdoj me paraqitje të mira. Skuadra ka trajnerë që është e tepërt të flasim çka do më shumë, sepse ai është dëshmuar edhe në Kupat e Evropës dhe kuptohet sëbashku për qëllim kemi që ekipi të ketë paraqitje sa më të mirë në Evropë dhe të rikthejmë titullin e kampionit.

“Po ashtu jam shumë i kënaqur që me mua është bashkuar edhe mbrojtësi e bashkëlojtari im Leotrim Bekteshi me të cilin kam kaluar 2 vite fantastike me të. Është djalë shembullor, profesionist i vërtet dhe shpresoj shumë që do të vazhdoj edhe me Prishtinën formën përformancën e lartë që ka tregu me Gjilanin”, ka mbyllur prononcimin, Armend Thaqi.

Leotrim Bekteshi, 26 vjeçari i lindur më 21.04.1992 në Gjermani dhe me banim në Mitrovicë, ka qenë “engjëlli mbrojtës” i shpinës së Armendit tek skuadra e Gjilanit, dy futbollistë këta të vlerësuar lartë me paraqitjet e tyre me skuadrën e kuqe gjilanase. Mbrojtësi i qendrës, me Gjilanin këtë edicion ka pasur 30 paraqitje dhe me 21 golat e pranuar me skuadrën e tij janë skuadra e tretë me mbrojtjen me gola më së pakti të pësuar. Ish-futbollisti i Besës së Pejës dhe Gjilanit, sikurse Thaqi, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Prishtinën dhe me rastin e arritjes së marrëveshjes ka shprehur kënaqësinë e madhe të ardhjes në klubin më të madh në vend.

“Jam shumë i lumtur që kam arritur marrëveshje për dy vitet e ardhshme me Prishtinën. Besoj shumë se do të arrijmë objektivat e klubit e që dihen cilat janë, gjithmonë vetëm trofetë. Jam shumë i kënaqur me kushtet e ofruara dhe premtoj që do të jap njëqindpërqindtë  nga vetja që të shpërblej besimin e ofruar”, ka thënë me rastin e prezantimit me fanellën bardhekaltër, Leotrim Bekteshi. /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera