Lajme

Prishtina u shpall kampione e Kosovës pas tetë viteve pritje, ky është urimi i Shpend Ahmetit

Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 16 May 2021

Skuadra e Prishtinës është shpallur kampione e Kosovës në futboll për sezonin 2020/2021 një xhiro pa përfunduar kampionati, shkruan Gazeta inFokus.

Kryeqytetasit e kanë mposhtur në udhëtim Gjilanin me rezultat 1-2, dhe me 78 pikë e kanë fituar titullin kampion pas tetë viteve pritje dhe për herë të 11-të në histori të klubit.

E menjëherë pasi ‘bardhekaltërit’ u konfirmua kampion të ri të Kosovës, ka reaguar kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

-Advertisement-

Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook e ka uruar klubin e qytetit që ai drejton.

“Pas tetë viteve titulli kthehet!

Uuuuuurrrrimmmmmeeee FC Prishtina!

Rrugës Sy Pa Trembur Plisat po Ecin!

Prishtinën e dojna deri sa të vdesim…’, ka shkruar Ahmeti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera