Prishtina u rikthehet stërvitjeve, nisë fazën përgatitore

Autori: Gazeta inFokus
17:59 | 06 January 2021
Skuadra e Prishtinës gjatë ditës së sotme u është rikthyer stërvitjeve për pjesën e mbetur të sezonit, shkruan Gazeta inFokus.
Lojtarët kanë kryer stërvitjet në fushën ndihmëse të klubit në Bërnicë.
Prezent ishin gjithë futbollistët, përvvec Oto John, i cili akoma nuk është bashkuar me skuadrën.
Kurse, të rikthyer nga lëndimi janë Gavazaj dhe Shillova, të cilët sipas trajnerit, Zekirija Ramadani, janë përforcimet me të mira.
Njoftimi i plotë i klubit:
Ka nisur faza përgatitore
Ramadani: “Përforcimet më të mëdha janë kthimi nga lëndimi i Gavazaj dhe Shillova”
Prishtinë, 6 janar 2021 – Sot në fushën ndihmëse të klubit në Bernicë, kanë nisur seancat stërvitore të përgatitjeve dimërore. Prezent ishin të gjithë futbollistët përveç sulmuesit Oto John i cili për arsye objektive skuadrës do t’i bashkëngjitet pas disa ditësh.
Zekeria Ramadani:
Përforcimet më të mëdha janë kthimi nga lëndimi i Gavazaj dhe Shillova
“Po fillojmë me përgatitjet dhe pozitiv është fakti që të gjithë futbollistët janë prezent, përveç John që ka probleme me dokumentacion dhe do të rikthehet pas disa ditëve nga Nigeria. Lëndimet që kishin Gavazaj dhe Shillova janë tejkaluar, janë mirë dhe janë përforcim shumë i mirë, sepse deri tani nuk kanë qenë në qindpërqindtëshin e tyre. Tani janë të gatshëm dhe me kualitetin që posedojnë do të ndihmojnë skuadrën drejt objektivave që kemi para nesh”.
“Kemi futbollistë me karakter të fortë”
“Falë Zotit koha po na merr shumë mirë duke i pasur kushtet optimale për punë dhe jam i bindur me punën cilën do ta bëjmë, duke e njohur karakterin që kanë futbollistët, do të arrijmë formën optimale deri në fillimin e kampionatit. Kemi futbollistë shumë profesionist dhe nuk do ta kemi fare problem këtë fazë të vështirë të përgatitjeve fizike. Është fazë shumë e vështirë për çdo futbollistë dhe që e kemi kaluar edhe ne, mirëpo karakteri i tyre më lejon të flas me bindje të plotë që nuk do të kemi asnjë problem. E shpresoj të mos na përcjellin as lëndimet dhe të japim maksimumin”.
“Vajtje-ardhjet”….
“Futbollistët të cilët i kemi liruar tani më e dini të gjithë, nuk kemi llogaritur në ta dhe i kemi liruar. Për prurje të reja, përveç Ardit Nikës, nuk dua as të flas as të përmend emra, por jemi në bisedime me disa dhe në një kohë shumë të shkurtër gjithçka do të pasqyrohet”./Gazeta inFokus/

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ...
-
Dialogu Kosovë-Serbi, mbi 18 muaj në heshtje: Pse duhet të ndryshojë fokusi i tij?
Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vendnumëro, me 18 mua...
-
Aktakuza ndaj Radoiçiqit dhe të tjerëve për rastin Banjska përmendet në raportin e DASh-it për lụftimin e krimit
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH)ka publikuar “Raportin e Strategjisë s...
-
Komuna e Prishtinës kërkon pëlqimin për sheshin “Xhorxh Bush”
Inspektorati i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturo...
-
Baneri “Liria ka emër” me foton e Thaçit e Veselit vendoset në “Wembley”
Një baner me mesazhin “Liria ka emër” është vendosur në stadiumin “Wemble...
-
Haziri për deklaratat e Hotit: Vlerësim i tij por s’ka qenë koha, as momenti i duhur
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri ka folur në lidhje me deklaratën e fundit t...
-
Raporti i DASH: Shqiptarët, rol kyç në tregun global të drọgës – Paratë e pista në Amerikën Latine pastrohen në Shqipëri
Shqiptarët janë faktorë me rëndësi në tregun global të drogës, nga Kanada...
-
Vetaksident në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, lëndohet vozitësi
Një vetaksident ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në magjistralen Kaçanik-Hani...
-
Kreu i ZRRE-së: Nëse deri sot keni paguar 50 euro për rrymën, nga prilli do të paguani 58 euro
Kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka arsyetuar propozimin e Zyrë...
-
Po kalonte vijat e bardha, vetura godet 15-vjeçaren në Berat
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Berat. Sipas raportimeve t...
-
Telashet e furnizimit me NaCl, Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk ka mungesa në sektorin publik
Barnatoret në sektorin privat, por edhe spitalet regjionale së fundmi janë pë...
-
Mjekësia ligjore: Të gjithë viktịmat në Koçan vdịqën nga asfiksia
Të gjithë viktimat nga zjarri që përfshiu një klub të natës në Koçan vdiqën n...