Lajme

Prishtina do të bëhet me parkun e të martuarve (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 07 July 2017

Komuna e Prishtinës ka filluar rregullimin e parkut të të martuarve, i pari i këtij lloji në vendin tonë.

Tashmë po punohet për rregullimin e shtigjeve, ulëseve dhe hapësirave të tjera të këtij parku, në kuadër të projektit paraprak të Komunës.

Rregullimi bazik parkut pritet të përfundojë shumë shpejt, dhe më tutje ai do të pasurohet në vazhdimësi nga çiftet që do të martohen në kryeqytet. Secili nga këto çifte, do të ketë mundësi të mbjellë një fidan në këtë park.

-Advertisement-

Në këtë formë, përveç që do ta shënjojnë lidhjen e tyre, do të ndikojnë direkt në zgjerimin dhe kultivimin e hapësirave të gjelbra. Ky është veç një hap i vogël, por tejet i rëndësishëm në përmirësimin e ambientit në kryeqytet.

Komuna e Prishtinës angazhohet për sa më shumë hapësira të tilla të gjelbra, dhe fton qytetarët për bashkëpunim në këtë drejtim, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Image

Image

Image

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera