Lajme

Prishtina sonte me nivelin më të lartë të ndotjes së ajrit për këtë vit

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 26 November 2020

Komuna e Prishtinës zyrtarisht ka arritur nivelin më të ndotur të cilësisë së ajrit për këtë vit.

Sipas matjes së monitoruesit automatik të Ambasadës së SHBA’së për cilësinë së ajrit, indeksi i nivelit të ndotjes së ajrit në Prishtinë momentalisht është 222.

-Advertisement-

Një shifër e tillë konsiderohet “tepër e pashëndetshme”, gjë që nënkupton që në këtë lloj ajri nuk duhet të ekspozohen grupet e cenuara.

Në grupet e cenuara përfshihen gratë shtatzëna, të moshuarit, si dhe personat me probleme kronike të mushkërive.

Ndryshe, sot është edhe niveli më i lartë i ndotjes në kryeqytetin e Kosovës. Nivel kaq të lartë ndotje Prishtina kishte në muajin janar, ku indeksi për cilësinë e ajrit ishte 208.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera