Prishtina shumë shpejt do bëhet me kamera të sigurisë dhe të kundërvajtjes në trafik
Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 11 July 2020
Komuna e Prishtinës gjatë këtij muaji do të nënshkruajë marrëveshjen për vendosjen e kamerave të sigurisë dhe të kundërvajtjes në trafik. Derisa implementimi pritet të funksionalizohet në nëntor të këtij viti.
Investimet e këtij projekti do të bëhen nga ana e operatorit ekonomik, kurse pas një viti, komuna e Prishtinës do t’i paguajë kompanisë përqindjen në bazë të dënimeve të inkasuara.
Kështu ka bërë të ditur, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, i cili thotë se janë në përfundim të nënshkrimit të kësaj marrëveshje dhe se shumë shpejtë fillon implementimi.
“Ky projekte për vendosjen e kamerave të sigurisë në qytet por jo vetëm të sigurisë por edhe të kundërvajtjes në trafik nuk është projekt i ri, është projekt për të cilin kemi negociuar me vite dhe besoj që këtë vit tash më jemi afër nënshkrimit të marrëveshjes jo me atë kompaninë e parë që i patëm filluar bisedat që për arsye të kushteve jo të volitshme financiare të cilat ajo kompani patë ofruar por që tash me një kompani po ashtu me renome botërore jemi në përfundim të kësaj marrëveshje dhe besoj që marrëveshja do të nënshkruhet ose këtë muaj ose muajin e ardhshëm dhe menjëherë fillon implementimi i projektit, i cili duhet të funksionalizohet në nëntor eventualisht në fillim të Dhjetorit të këtij viti”, thotë Nushi.
Nushi ka theksuar se ky projekt përbëhet nga katër komponentë.
“Ky projekt përbëhet nga 4 komponentë, komponentë e parë është vendosja e kamerave statike në pikat kyçe , mandej e kemi pozicionin numër dy që janë kamerat mobile të cilat vendosën në automjetet e policisë dhe nuk do të ketë kontakt të drejtë për drejtë për çfarë do lloj shkelje në trafik do të evidentohet përmes tabletit….. Pozicioni i tretë është risi, jo vetëm për Prishtinën por edhe për regjionin e Ballkanit perëndimorë, vendosjen e kamerave me qëllim të kontrollimit të trafikut dhe sigurisë në komunikacion nëpër biçikleta të njësitit policorë…Pozicioni i katërt hyrjet në qytet do të ingjizohen nga të katër anët dhe çdo automjet i pa regjistruar ose që nuk e ka paguar taksën për hyrje në qytet do të dënohet”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se në bazë të dënimeve të inkasuara, komuna e Prishtinës do të paguajë çdo vit kompaninë.
“Leverdia më e madhe e Prishtinës është që nuk do të investon asnjë centë, projekti fillon së implementuari dhe funksionalizohet pa asnjë investim të komunës së Prishtinës. Investimet mbesin nga ana e operatorit ekonomik i cili do ta implementojë projektin dhe pas një viti pastaj fillojmë me pagesën ose ato këste, e kemi si njëfare lloj aranzhmani të cilin ne e kemi kërkuar që pastaj çdo vit do t’i paguajmë kompanisë përqindjen në bazë të dënimeve të inkasuara jo të shqiptuara”, thotë ai.
Ai u shpreh i bindur se ky projekt do të ketë ndikim në sigurinë e trafikut, derisa ka theksuar se do të jetë një ndihmesë për policisë dhe prokurorinë e shtetit.
“Pas një ose dy muajve do të ketë ndikim jashtëzakonisht të madhe në sigurinë e trafikut dhe do të disiplinohet vozitësit e automjeteve dhe qytetarët…Besoj që kjo do të jetë një ndihmës jashtëzakonisht e madhe edhe për Policin e Kosovës dhe për Prokurorin e shtetit”, thotë ai.
Të tjera
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...