Sport

Prishtina shkruan historinë, shënon fitoren e parë në Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 22 June 2021

Skuadra e Prishtinës e ka nisur mbarë rrugëtimin e saj në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Kryeqytetasit kanë shkruar historinë, pasi e kanë shënuar fitoren e parë në garën më prestigjioze për klube në botë.

‘Bardhekaltërit’ e kanë mposhtur Folgoren (ekip nga San Marino) me rezultat 0-2, në duelin e vlefshëm për gjysmëfinalen e raundit preliminare të Ligës së Kampionëve.

-Advertisement-

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Elbasan Arena’, golat për Prishtinën i shënuan Endrit Krasniqi (51’) dhe Mendurim Hoti (90+1’).

Më këtë fitore, kampionët e Kosovës kanë kaluar në finale, ku të premten do të takohet me Inter Escaldes, ekip ky nga Andorra./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera