Lajme

Prishtina shënon Ditën Ndërkombëtare pa Makina (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 22 September 2017

Sot në Ditën Ndërkombëtare pa Makina edhe në Prishtinë është organizuar një aktivitet për shënimin e kësaj dite.

Të rinjtë e  kryeqytetit kanë shmangur lëvizjet me makina duke përdorur biçikleta , shkruan Infokusi.com

Rruga “Garibaldi” në kryeqytet  është bllokuar për qarkullim të makinave duke mundësuar kështu lëvizjen e qytetarëve në këmbë dhe më biçikleta.

-Advertisement-

Aktivitete të tilla organizohen me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për ruajtjen e ambientit, pavarësisht se numri  i pjesëmarrëseve në Prishtinë ishte tejet i vogël.

Mëngjesin e sotëm edhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj dhe disa zyrtarë të kësaj ministrie kanë shkuar në punë me biçikleta në shënim të kësaj dite.

Ndryshe, prej vitit 1988 në Paris ka filluar të festohen kjo ditë dhe brenda katër viteve ka arritur të bëhet Dita Botërore e Lëvizjes pa Makina në të gjithë botën./IFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera