Lajme

Prishtina, qyteti i parë me mbi 1 mijë raste me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 07:32 | 08 July 2020

Prishtina është bërë qyteti i parë në vend që ka tejkaluar shifrën e mbi 1000 të infektuarve me sëmundjen COVID-19.

Pas rasteve pozitive të 24 orëve të fundit, kryeqyteti tashmë numëron 1075 raste aktive, ndërsa ka edhe 9 vdekje.

Qyteti i dytë me më së shumti të prekur është Vushtrria me 385 raste pozitive, pastaj Prizreni 346 dhe Ferizaj me 268 raste.

-Advertisement-

Në këto top katër komunat me më së shumti raste tashmë me vendim qeveritar është rikthyer edhe kufizimi i lëvizjes për qytetarë nga ora 21:00 deri në ora 05:00.

Në të njëjtin orarë është ndaluar edhe veprimtaria e gastronomive në të gjithë vendin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera