Sport

Prishtina përforcohet me futbollistin nga Tunizia

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 26 October 2020

Klubi i Prishtinës është përforcuar me futbollistin nga Tunizia, Ahmed Radaoiu, shkruan Gazeta inFokus.

Radaoui luan mbrojtës i majtë, mesfushor dhe anësor.

Ai vije nga skuadra e elitës së futbollit tunizian, Etoile Sahel.

-Advertisement-

23 vjeçari pasi ka nënshkruar kontratë ka folur për faqen zyrtare të klubi, ku ka thënë se ardhja e tij në Prishtinë është sfide e re për të.

“Për mua ardhja në Prishtinë është sfidë e re. Kam ardhur të jap maksimumin tim, të jap gjithçka për Prishtinën dhe të prezantojë sa më mirë futbollin tunizian”.

“Unë tani më njoh skuadrën , njoh futbollistët, trajnerët, të gjithë janë futbollistë të mirë dhe me mentalitet të lart sportiv. Do të provoj, me gjithë se ekipit iu kam bashkuar me vonesë, që sa më shpejt të ambientohem, të përshtatem me ekipin dhe kur do që të më jepet rasti, t’i ndihmoj shokët dhe ekipin për të pasur një sezon sa më të mirë”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera