Lajme

Prishtina Parking me risi, tabelat dixhitale do t’i tregojnë vendet e lira për parkim të veturës

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 24 September 2024

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar për risinë e fundit në Prishtina Parking.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se po instalojnë teknologji të re nëpër lagjet e Prishtinës që lidhet drejtpërdrejt me sinjalistikën dixhitale të Prishtina Parking.

“Shumë shpejt, nuk do të jetë më e nevojshme të bëjmë xhiro për të gjetur vendparkim. Tabelat dixhitale do të tregojnë vendet e lira, siç mund të shihni në foto”, ka shkruar Rama.

-Advertisement-

Sipas tij, kjo do ta bëjë më të lehtë parkimin dhe do të zvogëlojë trafikun në qytet.

Njoftimi i plotë:

Po instalojmë teknologji të re nëpër lagjet e Prishtinës që lidhet drejtpërdrejt me sinjalistikën dixhitale të Prishtina Parking.

Shumë shpejt, nuk do të jetë më e nevojshme të bëjmë xhiro për të gjetur vendparkim. Tabelat dixhitale do të tregojnë vendet e lira, siç mund të shihni në foto.

Kjo do ta bëjë më të lehtë parkimin dhe do të zvogëlojë trafikun në qytet. Sipas vlerësimeve, 25-30% e trafikut krijohet nga kërkimi i vendparkimeve, por tani ky informacion do të jetë i disponueshëm menjëherë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera