Prishtina nuk ka projekte direkte që parandalojnë ekstremizmin e dhunshëm
Autori: Gazeta inFokus
12:42 | 13 July 2017
Dyzet e katër gra janë të përfshira në konfliktin e luftës së Sirisë, prej të cilave 7 janë kthyer në Kosovë dhe 37 fëmijë gjenden në zona të luftës momentalisht.
Kështu u tha sot në tryezën e rrumbullakët mbi implementimin e Strategjisë Nacionale dhe planit të veprimit në parandalimi të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpije në terrorizëm 2015 – 2020, të titulluar “Fuqizimi i rolit të gruas në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm; të arriturat dhe sfidat në Komunën e Prishtinës”, organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.
Qëllimi kësaj tryeze ishte diskutimi mbi angazhimin e tanishëm të grave në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm në Komunën e Prishtinës.
Taibe Canolli nga Policia e Kosovës, tha se Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës është i vetmi mekanizëm i femrave që është partnere në implementim të strategjisë për parandalimin e ekstremizmin të dhunshëm dhe radikalizmit që shpije në terrorizëm.
Ajo bëri të ditur se nga 44 gra të përfshira në konfliktin e Sirisë, shtatë prej tyre janë kthyer në vend.
“Do të thotë se aktualisht numri i përafërt të përfshirë në konfliktin e Sirisë kemi diku 44 ferma apo gra, ku prej tyre 7 janë të kthyera. Ndërsa, po ashtu kemi edhe 37 fëmijë në zona të luftës momentalisht”, tha Canolli.
Shefja e kabinetit të kryetarit të Prishtinës, Fitore Pacolli, tha se nuk kanë projekte, të cilat janë fokusuar direkt që të luftohet ose të parandalohet ekstremizmi i dhunshëm, por që kanë projekte të cilat mund të shërbejnë për të dërguar shoqërinë drejt një zhvillimi të avancuar në vend.
“Që nga fillimi i mandatit jemi fokusuar në fusha të cilat kanë pasur si qëllim që të avancojnë shoqërinë kosovare, që të dërgojmë tutje, pra na nuk kemi projekte të cilat jemi fokusuar direkt që të luftohet ose të parandalohet ekstremizmi i dhunshëm. Mirëpo, kemi projekte të cilat mund të shërbejnë si projekte në të ardhmen që mund ta dërgojnë shoqërinë drejt një shoqërie më të zhvilluar dhe më të avancuar në vend”, tha Pacolli.
Sipas saj, gjendja e gruas në Prishtinë dhe Kosovë është mjaft e rënë, ku ajo tha se shumica prej tyre janë të pa puna, nuk kanë mundësi që të involvohen në tregun e punës, nuk kanë mundësi që të vazhdojnë shkollimin e tyre nëse atë e kanë braktisur më herët për shkak të kushteve ekonomike apo familjare.
Ajo tha se Komuna e Prishtinës është fokusuar më shumë në politikat sociale, ku politikat e tyre janë bazuar në atë se çfarë kanë gjetur në Komunën e Prishtinës.
Sipas saj, problemet më të mëdha të grave kanë qenë siguria për të pasur një vendbanim dhe për të pasur një të ardhur mujore.
Besa Ismaili nga Bashkësia Islame e Kosovës, tha se pabarazia gjinore vërehet kudo në institucionet e Kosovës. Ajo tha se në gjithë këtë pabarazi, pa drejtësi dhe të diskriminimit janë gratë ato që bëhen bashkë për të luftuar një të keqe që ju kanoset të gjitha grave.
“Hallka e shkëputur e pabarazisë gjinore është e vërejtshme kudo në institucionet e Kosovës, për shembull çka të them në që vij nga një komunitet fetar, i cili ndodhet më dekada dhe me shekuj në margjina të margjinave të kësaj shoqërie, kur për shembull për këto gjëra ankohen gratë e nivelit të institucionit qendror, ato të sektorit të sigurisë, ato të pushtetit lokal. Në tërë këtë gamë të pabarazive, të padrejtësive dhe të diskriminimit ne gratë mundohemi që të bashkohemi për të parandaluar një të keqe e cila na kanoset secilës”, tha Ismaili.
Ndryshe, tryeza është organizuar në kuadër të projektit trevjeçar “Mbështetje e mëtejshme Institucionaleve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, projekt i cili implementohet nga B&S Europe me mbikëqyrje nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe financohet nga Instrumenti për ndihmë para-anëtarësuese si pjesë e Komisionit Evropian.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...

































