Lajme

Prishtina nuk e lëshon “bajrakun” e të infektuarëve me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 16 September 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë infektuar me koronavirus edhe 76 persona.

E Prishtina edhe në raportin e fundit është qyteti i cili prinë me më së shumti raste, shkruan Gazeta Infokus.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Klinë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Malishevë, Prizren, Rahovec dhe Shtime”, thuhet në raportin e IKSHPK-së,
Sipas këtij raport në 24orët e fundit në vend kanë vdekeur 3 persona të cilët ishin të infektuar me koronavirus./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera