Lajme

Prishtina nuk e do Adem Jasharin

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 09 July 2021

Prishtina është ndër qytet e pakta në Kosovë ku nuk ka shtatore të Komandantit Legjendar, Adem Jasharit.

Në kryeqendrën kosovare ka një shesh me emrin e heroit, derisa një fotografi e tij e vendosur për një ndeshje sportive vite më parë, ka mbetur e varur në Pallatin e Rinisë, që njihet si “Boro e Ramizi”, shkruan Gazeta Infokus.

Sa herë vinë festat kombëtare ndizen debatet edhe për këtë shtatore por se ajo asnjëherë nuk u vendos në kryeqytet.

-Advertisement-

Arsyetimet janë nga më të ndryshmet dhe debatet në opinion e institucione ndezën kohë pas kohësh po vend shtatores nuk i bëhet.

Për të vendosur përfundimisht shtatoren e Adem Jasharit në Prishtinë, grupi i tifozëve “Plisat” ndërmorën një aksion.

“Plisat” kanë vendosur që me anë të një peticioni të kërkojnë vendosjen e shtatores së Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Ky grup tifozësh gjatë ditës së enjte ka nisur një peticion për vendosjen e shtatores së komandantit legjendar në Prishtinë.
Ata i kanë ftuar të gjithë qytetarët e Prishtinës që të nënshkruajnë peticionin.

Tifozët kanë bërë me dije se Lokacionet ku kanë qëllim ta vendosim shtatoren e Adem Jasharit janë përballë Katedrales “Nënë Tereza”, përballë New Born-it, afër “Heroinave”, apo tek sheshi “Adem Jashari” prapa Kuvendit të Kosovës.

Rreth kësaj çështje, për Gazetën Infokus ka folur edhe kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari.

Ai ka deklaruar se ky projekt do të duhej të ishte i përfunduar deri tani, pasi një gjë të tillë e kishin kërkuar edhe shoqatat e dala nga lufta.

“Na edhe ma herët kemi pasur kërkesa tona, së pari është dhanë ideja për me u vendos tek lapidari i trekëndëshit. Megjithatë po mendoj që është vonuar shumë kjo punë. Ky projekt është dashtë të finalizohet shumë më herët. Mendoj që përgjegjëse për këtë problem janë institucionet e vendit, duke filluar nga Komuna e Prishtinës deri tek qeveria”, ka deklaruar Jashari për Gazetën Infokus.

Ky ka mirëpritur iniciativën e Plisave, megjithatë ka kërkuar që shtatorja të vendoset në një vend tejet të përshtatshëm.

“Shtatorja e komandantit legjendar duhet të ketë vendin dhe pozitën meritore, jo ti jepet një lokacion që nuk i përmbush kriteret dhe standardet për masën e luftës e heroizmit që e ka bërë komandanti Adem Jashari.”, ka thënë Xhavit Jashari për Infokus.

Edhe profesori i filozofisë e analisti Blerim Latifi ka kritikuar Komunën e Prishtinës pas fillimi të peticionit për shtatoren e Adem Jasharit.

“Kemi ardhur në këtë ditë kur duhet nënshkruar peticion qytetarësh për t’i bërë vend në Prishtinë një monumenti të Adem Jasharit. Për 22 vjet qeveritë komunale të kryeqytetit nuk e gjetën dot këtë vend. Turpi brina nuk ka! Por, një gjë dihet lavdia e Adem Jasharit nuk ka nevojë për ne, ky shtet ka nevojë për emrin dhe lavdinë e tij”, ka thënë Latifi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera