Sport

Prishtina mposhtet nga skuadra ruse

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 26 January 2021

Skuadra e Prishtinës ka disa ditë që po qëndron në Antalia të Turqisë, aty ku po kryen fazën përgatitore për stinorin pranveror, shkruan Gazeta inFokus.

Kryeqytetasit krahas përgatitjeve po luajnë edhe ndeshje miqësore më epike të ndryshme evropiane.

Një përballje të karakterit miqësor ‘bardhekaltërit’ e kanë zhvilluar sot ndaj skuadrës ruse, Chayka.

-Advertisement-

Ndeshja e zhvilluar në Antalia ka përfunduar në favor të rusëve, të cilët kanë mposhtur skuadrën kosovare me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në ndeshje për Chaykan e realizoi Vasili Aleynikov në minutën e 26-të.

Prishtina do të vazhdoj përgatitjet edhe disa ditë, ku do të zhvilloj edhe disa takime miqësore./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera