Lajme

Prishtina me më së shumti raste, vetëm gjatë 24 orëve të fundit 291 persona infektohen me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 06 March 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë publike rastet e reja me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 6 raste të vdekjes dhe 592 persona kanë rezultuar pozitivë dhe 291 pacientë janë shëruar.

Prishtina është komuna me më së shumti raste ku kanë rezultuar 218 raste pozitive brenda 24 orëve. Pas kryeqytetit është Peja  62, gjakova 35 raste, shkruan Gazeta inFokus.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 291 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.685 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.175.

-Advertisement-

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 218 raste, Pejë 62 raste, Gjakovë 35 raste, Mitrovicë 32 raste, Vushtrri 32 raste, Gjilan 31 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Obiliq 21 raste, Podujevë 17 raste, Skenderaj 17 raste, Kamenicë 15 raste, Ferizaj 14 raste, Suharekë 9 raste, Viti 8 raste, Drenas 7 raste, Kaçanik 7 raste, Prizren 7 raste, Deçan 6 raste, Lipjan 6 raste, Istog 5 raste, Dragash 3 raste, Malishevë 3 raste, Shtime 3 raste, Klinë 2 raste, Mamushë 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Kllokot dhe Rahovec”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera