Prishtina me mbrojtjen më të mirë në Evropë

Autori: Gazeta inFokus
18:21 | 04 December 2018
Thonë se sulmi të fiton ndeshjet, por mbrojtja të fiton titullin! FC Prishtina ka treguar performancë fantastike në fazën defensive në këtë edicion. Vetëm 4 gola të pësuar në 17 javë është një statistikë mbresëlënëse që rrallë shihet në futbollin tonë, atë Ballkanik apo edhe evropian.
Është e qartë që në futbollin modern skuadrat mbrohen me të gjithë futbollistët, por sigurisht meritat më të mëdha kanë mbrojtësit, që nga kapiteni Armend Dallku, pastaj përforcimet si Leotrim Bekteshi apo dhe Armend Thaçi e deri tek portieri fantastik Visar Bekaj.
Nëse shohim kampionatet e rajonit, Prishtina rezulton si skuadra me më pak gola të pësuar. Të gjitha klubet kanë pësuar më tepër se 4. Në Superioren shqiptare më së paku gola deri tani ka pësuar Partizani, 7 pas 15 javësh.
Në Maqedoni kur janë zhvilluar 18 javë kampionat, mbrojtjen më të mirë e ka Vardari me 10 gola të pësuar, ndërsa skuadrat me mbrojtjen më të mirë në elitë ne futbollit malazez është Zeta që ka pranuar 8 pas 17 javësh. Në futbollin serb, mbrojtja më e mirë është ajo e skuadrës Partizanit të Beogradit, që ka pësuar 8 gola në 18 javë.
Gjithashtu Prishtina prin me mbrojtje të fortë edhe sa i përket niveleve të larta të futbollit evropian, siç është Premierligë, në të cilën Liverpool ka pranuar 5 gola në 14 javë. Atletico Madrid në Spanjë ka pranuar 10 gola, ndërsa në Itali është Juventus skuadra me më së paku gola të pësuar plot 8.
Në Francë Paris Saint-Germain ka pranuar 9 gola në 15 javë kampionat. Sigurisht se niveli i futbollit nga një kampionat në tjetrin ndryshon shumë, por statistikat janë një pasqyrë që të duhet vlerësuar për performancat e skuadrave, dhe Prishtina në këtë aspekt gjatë këtyre 17 javëve është e padiskutueshme.

Të tjera
-
Të shtunën shumë ngrohtë, temperaturat deri në 27C
Ditën e shtunë parashihet mot shumë më i ngrohtë. Fillimisht me intervale më ...
-
“#asnjecentmeshume”, Nis fushata kundër shtrenjtimit të rrymës: Nuk mund të përballohet rritja e çmimeve
Pak orë pasi ZRRE-ja njoftoi se ka propozuar shtrenjtimin e rrymës për 15 për...
-
Kurti merr pjesë në iftarin e shtruar nga Ambasada e Turqisë në Kosovë
Me ftesë të ambasadës së Turqisë në Kosovë, kryeministri Albin Kurti, ishte i...
-
Thẹret një person në Prishtinë
Një person është therur me një mjet të mprehtë sonte në lagjen “Dardania” në ...
-
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për liderët e Republikës Sërpska
Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të entiteti...
-
Përleshje fizike mes pesë personave afër Xhamisë së Llapit
Policia e Kosovës sonte ka arrestuar pesë të dyshuar për përfshirje në një pë...
-
Bajrami pas propozimit të ZRRE-së: Në qeverisjen e Kurtit çmimi i energjisë po rritet për herë të tretë
Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas propozimit të...
-
Protesta e paralajmëruar për nesër në Serbi – Qytetarët ‘‘bllokojnë’’ Beogradin
Gjatë ditës së nesërme është paralajmëruar një protestë në Beogradi, e ci...
-
Bajrami: Sipas Ligjit për Qeverinë, Kurti me ministra duhet të japin dorëheqje sonte
Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...
-
Momenti kur mjekët i nxjerrin vajzat nga vetura e aksidentuar në Komunën e Ranillugut
Pamje të reja janë publikuar nga aksidenti ku vdiqën dy vajza nga Kamenica. ...
-
Flet doktori që e përcolli ish-presidentin Thaçi në QKUK
Adriatik Berisha mjeku kosovar shoqëroi dje ish-presidentin Hashim Thaçi gjat...
-
Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska” është caktuar për 17 prill
Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të tre akuzuarve në rastin “Banjska”, Vladi...