Lajme

Prishtina me 21 autobusë dhe linja të reja udhëtimi

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 01 October 2018

Nga sot qarkullimi urban i kryeqytet do të ketë edhe 21 autobusë.

Autobusët e rinj do të lëvizin në linjën e Kalabrisë, linjën 3, fshatrat Gollakut deri në Keqekollë, shkruan gazeta inFokus.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari I komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në facebook.
“Risi është linja e Kalabrisë që fillon te Pastrimi dhe kalon në disa rrugë të Kalabrisë përfshi rrugën te Stacioni, dhe “Banesat e Arapëve”. Po ashtu linjës 3 do ti shtohet edhe një sub-linjë që kalon te Princi u Arbërit dhe përshkon edhe gjithë rrugën Muharrem Fejza”, ka shkruar Ahmeti.

-Advertisement-

I pari I Prishtinës ka bashkangjitur edhe hartën e lëvizjes së autobusëve ndërsa ka shkruar se hartat e sakta ne stacione si dhe broshura do të bëhen publike ditëve në vazhdim.

“Sa për ilustrim, bashkangjitur janë vizatimet në Maps e ditëve në vijim do ti paraqesim hartat e sakta ne stacione si dhe broshurat.”, ka përfunduar ai./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera