Lajme

Prishtina me 188 raste, nga këto komuna janë rastet e tjera me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 30 October 2020

Në publikimin e rezultateve nga IKSHPK-ja, shihet qartë se Prishtina është qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, ku nga 418 të infektuar në tërë Kosovën, 188 raste janë vetëm në Prishtinë, e pasuar nga komuna Gjakovës me 32 raste, komuna Podujevë 28 raste, komuna Gjilan 27 raste, shkruan Gazeta inFokus.

“Rastet pozitive janë nga komuna : Prishtinë 188 raste, komuna Gjakovë 32 raste, komuna Fushë Kosovë 31 raste, komuna Podujevë 28 raste, komuna Gjilan 27 raste, komuna Pejë 18 raste, komuna Deçan 16 raste, komuna Prizren 13 raste, komuna Suharekë 12 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Graçanicë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Skenderaj dhe Viti”, bënë të ditur njoftimi i IKSHPK-së./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera