Sport

Prishtina–Llapi, këto fakte do t’iu befasojnë

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 10 May 2019

Më pak se 24 orë na ndajnë nga derbi i madh ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, i cili do të zhvillohet në stadiumin modern “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta InFokus.

Përballë njëra tjetrës, do të jenë skuadra e tretë (Prishtina) dhe e dytë (Llapi) në renditje me nga 69 pikë.

Prishtina është ekipi më i rrezikshëm si vendas në këtë kampionat, ku ka arkëtuar 39 pikë në 15 ndeshje, duke arritur 12 fitore dhe 3 barazime.

-Advertisement-

Prishtina e trajnerit Mirel Josa, është ekipi i vetëm pa humbje si vendas.

Në anën tjetër, Llapi së bashku me Feronikelin janë dy skuadrat më të rrezikshme si mysafir.

Llapjanët kanë arkëtuar 34 pikë në 14 ndeshje, aq sa ka edhe Feronikeli, por ekipi nga Drenasi ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Në 14 ndeshje si mysafir, Llapi ka shënuar 11 fitore (më së shumti në ligë), 1 barazim dhe ka pësuar 2 humbje.

Të shtunën do të përballen edhe mbrojtja më e mirë, që deri me tani e ka Prishtina me vetëm 11 gola të pranuar dhe sulmi i dytë më i mirë në ligë, Llapi, që ka shënuar 51 gola./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera